Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Ruairi O’Connell.
Ministri Shala e ka falënderuar ambasadorin O’Conell për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës në zhvillimin ekonomik të vendit dhe forcimin e Institucioneve.

“Mirënjohje për Mbretërinë e Bashkuar dhe për ambasadorin O’Conell për mbështetjen e vazhdueshme që po jepni për Kosovën në forcimin e institucioneve tona. Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Bashkuar kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe shpresoj që shpejt këto marrëdhënie do të thellohen edhe në aspektin ekonomik, duke i rritur shkëmbimet tregtare”, tha ministri Shala.
Ndërsa, ambasadori Ruairi O’Connell, falënderoi ministrin për bashkëpunimin, duke theksuar se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të jetë përkrahëse e Kosovës.
Ambasadori theksoi se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova kanë marrëdhënie shumë speciale dhe njëkohësisht vlerësoi se duhet të thellohet edhe bashkëpunimi ekonomik. /arbresh.info/
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...