Ndeshja që është luajtur të premten për Europaligë në mes të FC Augsburg-ut të Bunesligës dhe Partizanit të Beogradit ka kaluar kryesisht qetë.
Një incident megjithatë është regjistruar kur para ndeshjes dhe një tjetër pas saj. I pari ka ndodhur në sheshin Königsplatz të Augsburgut. Ka qenë një përleshje në mes të një grupi të fansave të Partizanit dhe tre shqiptarëve nga Kosova.
Siç shkruan „Augsburgerallgemeine.de“, tre shqiptarët „kanë provokuar në mënyrë të qëllimshme“ fansat serbë. Për pasojë, 12 nga këta të fundit, të ardhur nga Austria kanë sulmuar fizikisht kosovarët, të cilët kanë pësuar lëndime të lehta, transmeton albinfo.ch. Të dymbëdhjetët gjatë ditës së sotme janë marrë në pyetje nga gjyqtari hetues me akuzën për prishje të rendit publik.
Ndërsa pas ndeshjes ka ndodhur edhe një rast dhune. Kësaj here në mes të dy grupeve të mëdha, përkatësinë e të cilave gazeta nuk e identifikon. Policia ia ka dalë ta ndalojë përshkallëzimin e konfliktit por njëri nga policët me këtë rast ka pësuar lëndim nga gjuajja me gurë e një fansi serb.
Karburantet nën kontroll shtetëror: Rama paralajmëron ulje a...
Vritet me armë zjarri një 30-vjeçar shqiptar në Itali, arres...
Sulmohet sërish objekti bërthamor i Natanzit në Iran
Kosova në pritje të Kushtetueses: Kuvend apo zgjedhje të rej...
Rudolph: I kemi thënë Qeverisë se do ta çmonim shumë nëse do...
Tahiri: Bizneset në prag kolapsi, po mbytet sektori që i gje...