Banorët e lagjes “Veterniku” në Prishtinë janë në hall me mungesën e ujit të pijshëm.
Ata kanë njoftuar Sinjalin se qe pesë javë përballen me mungesë të këtij artikulli elementar, të domosdoshëm për jetë.
Banorët janë shprehur të indinjuar nga ky problem. Ata ankohen se kanë mbetur të harruar nga Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” dhe komuna e Prishtinës.
Kryeqytetasit nga kjo zonë thonë se gjendja është vështirësuar edhe më shumë sidomos në këto ditë të nxehta të sezonit veror, ku ky artikull është më se i domosdoshëm.
Lidhur me këtë problem jetik të qytetarëve të Prishtinës, Sinjali ka kontaktuar kompaninë e Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” e cila ndonëse përgjegjëse për sigurimin e ujit, është shprehur e pafuqishme përballë zgjidhjes këtij problemi. Zyrtarët e kësaj kompanie thonë se problemi kryesor për mosfurnizim të kësaj pjese, është keqpërdorimi i ujit të pijshëm.
“Temperaturat e larta, uji nuk mundet me mbërri atje për shkak të keqpërdorimit nga banorët në zonat e ulta të kryeqytetit. Nuk mundemi na me marr kurrfarë mase me siguru se duhet kohë e gjatë. Gypi është i vjetër rreth 80 vjet dhe me kapacitet të vogël F 250″, ka thënë dispeçeri i ujësjellësit, Shefqet Maliqi.
Ai shtoi se kjo gjendje vështirësohet edhe më shumë për shkak të kuotave të larta në atë lagje dhe për pasojë sipas tij, uji zbret në zonat më të ulta të kryeqytetit.
Lidhur me këtë problem Sinjali ka kontaktuar edhe me komunën e Prishtinës. Zëdhënësja, Miranda Mullafazliu ka thënë se kjo çështje nuk i përket komunës së Prishtinës.
“Çështja e shtrirjes së rrjetit, furnizimit të banorëve me ujë i takon ekskluzivisht ujësjellësit. Komuna nuk mund të bëjë asgjë në këtë drejtim”, ka thënë Mullafazliu për Sinjalin.
Në bazë të përgjigjes së autoriteteve përgjegjëse për furnizim me ujë dhe përmirësim të cilësisë së jetesës, banorët kanë mbetur në mëshirën e fatit dhe të kushteve më të favorshme meteorologjike ose të gjetjes së mënyrave alternative të furnizimit me ujë përmes hapjes së puseve.
Me këtë gjendje ata do të përballen gjatë tërë verës deri në stinën e dimrit. Ndërkohë ata nuk kanë ndonjë afat kohor se kur problemi i tyre do të marr rrugëzgjidhje./Sinjali/
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...
Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigur...
William Walker dhe Wesley Clark në mesin e dëshmitarëve të f...