Roma ka njoftuar se mesfushori 20-vjeçar Nicolo Zaniolo ka vazhduar kontratën e tij deri në qershor të 2024.
Raportohet se paga e tij është rritur nga 700 mijë euro në vit në 2.5 milionë euro për sezon, përfshirë bonuset varësisht nga performancat e tij, transmeton portali arbresh.info.
“Ishte lehtë për mua një vit më parë për të zgjedhur kalimin te Roma dhe ishte edhe me lehtë sot pas një sezoni që më lejoi mua për të rënë në dashuri me këtë fanellë dhe këtë qytet”, ka thënë Zaniolo për uebfaqen e klubit.
“Do dëshiroja të falënderoj klubin për mundësinë që më kanë dhënë për të përforcuar vetën dhe madje për të përforcuar këto ngjyra. Kjo ishte ajo që doja”
Reprezentuesi i Italisë u transferua nga Interi verën e kaluar si pjesë e marrëveshjes me Radja Nainggolan në San Siro./arbresh.info/
https://twitter.com/OfficialASRoma/status/1161707673404026880
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin