Paul Scholes ka bërë një krahasim paksa të guximshëm, duke thënë se Anthony Martial mund ta luajë rolin e Thierry Henrys.
Ylli i United, tani 23 vjeç, është bërë sulmuesi qendror i Ole Gunnar Solskjaer pas largimit të Romelu Lukaku në Inter.
Por legjenda e Djajve të Kuq, Scholes, ka shpresa të mëdha që francezi do të bëhet një hit i madh, sikurse që ishte bërë Henry.
“Unë mendoj se nuk është një gjë e keqe që Martial vazhdon të dalë në anën e majtë”.
“Mos e harroni Thierry Henryn, ai i niste ndeshjet në qendër të sulmit dhe gjithmonë përfundonte në anën e majtë disi”.
“Kështu që unë mendoj se nuk është diçka e keqe, nëse ai [Martial] mund të jetë diçka si Henry, ne do ta pranonim tani!”, ka thënë Scholes.
Ra aksidentalisht nga çatia e shtëpisë, vdes 49-vjeçari në S...
OKB: Rreth 8000 vdekje në rrugët e migrimit gjatë vitit 2025
Dy zyrtarë të KEDS-it dyshohen për ryshfet, kërkohet parabur...
Osmani pret Prattipatin, flasin për partneritetin strategjik...
Parandalohet futja e telefonit në Qendrën e Paraburgimit në ...
Arsim Bajrami shpreh gatishmërinë të kandidojë për President