Një peshkaqen i vogël, 1.5 metra i gjatë ka rënë në rrjetat e peshkatarëve gjatë paradites së kësaj të marte në afërsi të zonës së Rradhimës në Vlorë.
Peshkaqeni i kapur nuk është i rritur plotësisht e sipas peshkatareve quhet peshkaqeni Bebe. Lloji i këtij peshkaqeni nuk konsiderohet si i rrezikshëm për jetën e njerëzve, megjithatë shfaqja e këtyre specieve në detin tonë shfaq një shqetësim tek pushuesit.
Ngrohja klimaterike eshte shkaku sipas peshkatareve i shfaqjes se tyre në afërsi të Gjirit të Vlorës, ndërsa edhe herë të tjera në thellësi të mëdha janë kapur specie të tilla të cilat janë të rralla për brigjet shqiptare.

Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës
Atletico shpërthen ndaj VAR-it: E pamundur të garosh me dy s...
Eksploziv në kufirin Serbi-Hungari