Pas pohimeve të bëra mbrëmë në emisionin “Rrokum Rol”, në RrokumTV, nga deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës Fatmir Limaj se “kryeprokurori i Shtetit Aleksander Lumezi, nuk veproi për të kërkuar përgjegjësi ndaj prokurorëve të tij që po abuzojnë me drejtësinë ndaj tij”, si dhe për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton se rasti kundër Fatmir Limaj që nga fillimi i hetimeve e deri në përfundimin e tyre ka qenë në punë nga prokurorë të EULEX-it dhe asnjë herë, në asnjë fazë nuk kanë qenë të përfshirë prokurorët vendës të Republikës së Kosovës.
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, me kërkesë të EULEX-it ka dërguar njoftimin për media të përgatitur nga EULEX-i për ngritje të “Aktakuzës së konsoliduar”, kundër 5 personave. Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë informacion tjetër lidhur me këtë rast, përveç njoftimit për media të përgatitur nga EULEX-i, të cilin ua ka dërguar mediave.
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, gjithashtu njofton se Kryeprokurori i Shtetit nuk ka kompetencë në lëndët, për të cilat zhvillohen procedura penale nga prokurorët e EULEX-it.
Për të gjitha rastet për të cilat është nxjerrë aktvendimi për fillimin e hetimeve para datës 30 maj 2014, me Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që Ndërlidhen me Përfundimin e Mandatit të EULEX-it, kanë autorizime dhe përgjegjësi për zhvillimin e hetimeve dhe ndjekjen penale, vetëm prokurorët e EULEX-it dhe gjatë kohëzgjatjes së mandatit të EULEX- it në Republikën e Kosovës kryeprokurori i Shtetit nuk mund të marrë në juridiksion rastet që i janë caktuar një prokurori të EULEX-it dhe nuk mund të ndërhyj në pavarësinë e vendimmarrjes.
Kjo është e rregulluar me nenin 12 të Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Prokurorin e Shtetit, i cili ligj ka shtuar nenin 31/A në ligjin bazik. Ky ligj është aprovuar nga vetë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Aksident në Maliq, shoferi humb kontrollin dhe del nga rruga...
Arteta nuk e ka të sigurt rinovimin e kontratës te Arsenali
Operacion i madh policor në Itali, kapen 1.4 ton drogë – afr...
Policia në Ferizaj ndëshkon dy kamionë me targa të huaja për...
Motra e Afrim Zhitisë në mbështetje të Albin Kurtit
Miliona euro dëm shtetit përmes tokave të shpronësuara, Prok...