Ish-kryeministri, Sali Berisha, i cili në një kohë është akuzues dhe i akuzuar për aferën CEZ nuk ishte i pranishëm në votimin e Kuvendit për nismën e PD-së për hetim ndërkombëtar të përshpejtuar.
Berisha është justifikuar me faktin se ishte keqputuar nga përfundimet e mbledhjes së Konferencës së Kreytarëve, ku u tha se ligjin kalon me shumicë të cilësuar votash.
Por, Berisha bie ndesh me ata që thotë dhe brenda këtyre radhëve, pasi nga një anë thotë se “do të bëj çdo gjë që kam në dorë për këtë hetim” dhe nuk merr pjesë në votim pasi u “dorëzua” nga numri i kërkuar i votave.
Justifikimi i Berishës për mungesën në votim:
Nuk ka asnjë tërheqje nga kërkesa ime për hetim ndërkombëtare per mega-aferën korruptive te marreveshjes Rama – Meta – ÇEZ.
– Kam qene inisiatori per ndermarrjen e ketij hetimi dhe do te bej çdo gje qe kam ne dore per kete hetim
– Te gjitha zhvillimet deshmojne se kerkesa ime eshte e drejte dhe jetike per zbardhjen e nje afere korruptive te marreveshjes me ÇEZ, te firmosur ne kulisa nga Edi Rama, qe ju kushton qytetareve shqiptare 1200 euro secilit, si dhe te lidhjeve te DIA-s me ÇEZ, Ilir Meten qe ju kushton qytetareve shqiptare 135 milione euro
– Mungesa ime dje ne votim kishte shkak te vetem nje keqkuptim timin mbi proceduren dhe menyren e votimit pasi mazhoranca ne mbledhjen e konferences se Kuvendit me absurditet e kishte cilesuar projektligjin si organik, pra qe duhet te votohet me 3/5.
Te gjitha komentet e papagajve te qeverise, te deshmitareve te saj te rreme qe nxijne me pranine e tyre ne studiot televizive por dhe te eklektikeve dhe relativisteve pra kripto-avoketerve te qeverise jane absolutisht pa baza.
Duke denuar dhe nje here perpjekjen e Edi Rames per ti shpetuar gjykimit nderkombetar per marreveshjen qe kushtoi 1200 euro çdo qytetari shqiptar pohoj dhe njehere se:
– Unë kam konsideruar dhe konsideroj hetimin nderkombetar per dosjen e ÇEZ nga alfa tek omega e saj, jetike për paqen dhe stabilitetin e vendit dhe do bej gjithçka për realizimin e tij!
KFOR rikonfirmon angazhimin për siguri në Kosovë në takimin ...
Aksident në Maliq, shoferi humb kontrollin dhe del nga rruga...
Arteta nuk e ka të sigurt rinovimin e kontratës te Arsenali
Operacion i madh policor në Itali, kapen 1.4 ton drogë – afr...
Policia në Ferizaj ndëshkon dy kamionë me targa të huaja për...
Motra e Afrim Zhitisë në mbështetje të Albin Kurtit