Këngëtarja e mirënjohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, tash e sa ditë po shijon pushimet në Ibiza të Spanjës.
Nga ky vend përrallor nuk po mungojnë as fotografitë e shumta, të cilat po i ndan me miliona ndjekës të saj në Instagram. Së fundi publikoi një fotografi me bikini, ku shfaq linjat perfekte trupore. E kësaj fotografie nuk i rezistoi as Bebe, e cila ia shkroi një koment. “Damn…”, shkroi Bebe, transmeton rtv21.tv
Ndryshe, Rita Ora me 15 korrik ka publikuar këngën e re “New Look”, të shoqëruar me një videoklip të xhiruar në Dubai.
Ky projekt muzikor deri tani ka arritur mbi gjashtë milionë klikime në Youtube. Ndërsa projekti i fundit i Bebes është “Harder”, që e ka sjellë në bashkëpunim me Jax Jones. Ky projekt numëron mbi gjashtë milionë klikime.

Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov U...
KQZ-ja nuk e miraton shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve pë...
Osmani përkujton Pajazitin, Zejnullahun dhe Hoxhën: Sakrific...
Arsenali ofron dy yje për të siguruar nënshkrimin me Julian ...
Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 p...
Shembet një minierë në Kongon lindore, 200 persona humbasin ...