AC Milani ka dyfishuar epërsinë në ndeshjen miqësore mbrëmjen e sotme (e shtunë) kundër FC Feronikelit.
Gjiganti në Serie A ka shënuar për 0 me 2 në takimin miqësor në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër kampionit të Kosovës, shkruan portali arbresh.info.
Mesfushori Suso dërgoi në avantazh skuadrën e tij derisa po zhvillohej minuta e 26′ e ndeshjes duke realizuar bukur nga gjuajtja e lirë për 0 me 1.
Piatek arriti të fus gjithashtu topin në rrjetë gjatë pjesës së dytë, por goli u anulua për shkak se ishte shënuar nga një pozitë jashtë loje.
Sidoqoftë, AC Milani shënoi për 0 me 2 me anë të sulmuesi Fabio Borini në minutën e 58′ të ndeshjes.
Arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim rreth kësaj ndeshje./arbresh.info/
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media
Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Vushtrr...
SHBA vendos aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme mes...
Zhduket një vajzë në Lipjan, babai njofton policinë