Një zyrtar policor në Deçan derisa ishte duke kaluar rrugës kryesore të këtij qytetit ka gjetur një shumë të parave në trotuar.
Policia rajonale e Pejës bën me dije se lidhur me këtë çështje është kontaktuar edhe prokurori për të marrë mendimin e tij dhe me pajtimin e tij “njoftohen të gjithë qytetarët përmes mediave , përkatësisht personi i cili i ka humbur , të paraqitet pranë Stacionit policor në Deçan për t’i tërhequr shumën e parave por për të njëjtat duhet të dëshmojë se janë pronë e tij”.
“Duke shfrytëzuar mediat njoftohen qytetarët në mënyrë që të identifikojmë personin të cilit i kanë humbur këto të holla dhe t’ia kthejmë natyrisht nëse e dëshmon pronësinë që është edhe rekomandim i prokurorit të Prokurorisë Themelore në Pejë”, thuhet në një njoftim të policisë rajonale të Pejës, transmeton Klan Kosova .
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...