Të paktën 13 persona kanë humbur jetën, ndërsa 16 konsiderohen të zhdukur si pasojë e tajfunit Lekima që ka goditur pjesën lindore të Kinës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të Televizionit Qendror të Kinës (CCTV), tajfuni Lekima i cili këtë mëngjes ka arritur në bregun lindor të vendit, ka marrë në ndikim provincën Zhejiang.
Tajfuni ka goditur gjashtë qytetet të provincës. Tajfuni i nëntë i këtij viti ka shkaktuar vdekjen e 13 personave, kurse 16 persona konsiderohen të zhdukur.
Për shkak të tajfunit që ka marrë nën ndikim 3 milionë njerëz, 752.000 persona në provincë dhe 253.000 në Shangai janë evakuuar në vende të sigurta.
Era arrin deri në shpejtësinë prej 187 kilometra në orë.
Nga tajfuni 288 udhëtime ajrore janë anuluar. Qeveria e provincës gjithashtu i ndaloi udhëtimet hekurudhore dhe të anijeve përkohësisht.
Mbi 1000 persona nga ekipi i shpëtimit zhvillojnë punime në rajonet të prekura nga tajfuni.
Qendra Kombëtare e Meteorologjisë dje kishte dhënë alarm të kuq për shkak të Lekimas.
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...
Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk ...
I akuzuari për vrasjen në Hajvali: Vrasjen e kreu vëllai im ...
Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA