Tashmë gratë mund të vonojnë menopauzën deri në 20 vite. Edhe pse më herët dukej e pabesueshme duket se përparimi i mjekësisë dhe teknologjisë, do të ndikojë pozitivisht në jetën e shumë grave.
Procedura mjekësore që vonon menopauzën, e para e këtij lloji në botë, kryhet përmes ndërhyrjes kirurgjikale dhe zgjat më pak se 30 minuta, dhe prej saj mund të përfitojnë gratë deri në moshën 40-vjeçare.
Operacionet kryhen në Birmingham, në Britani të Madhe dhe deri më tani janë shënuar 9 raste, të cilat sipas ekspertëve kanë rezultuar të suksesshme.
Sunday Times raporton se procedura mjekësore ngrin indet nga vezoret duke ndikuar në orën e tyre biologjike. Përfitimet shëndetësore janë të mëdha, pasi menopauza shkakton probleme serioze në shëndet, sikurse janë osteoporoza dhe sëmundjet e zemrës.
Po kështu, evitohen edhe djersitjet gjatë natës, problemet me kujtesën, ndryshimet e humorit dhe ankthi, të gjitha këto efekte anësore që shkaktohen nga menopauza./Opinion.al
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën