Sipas një studimi të ri të publikuar në revistën “American Journal of Medicine”, seksi jua rritë shanset afatgjate për të mbijetuar pas sulmit në zemër.
Rreth 1,120 meshkuj dhe femra, të gjithë 65 vjeç ose më të ri kur kishin përjetuar sulm në zemër në vitin 1992/1993, ishin analizuar nga hulumtuesit përgjatë vitit 2015.
Deri në këtë vit, të paktën 524 prej tyre kishin vdekur ndërkaq personat e mbijetuar që kishin qenë aktivë seksualisht kishin qenë më pak të prirë të vdesin gjatë periudhës së studimit.
Sipas shkencëtarëve, ata të cilët qëndrojnë aktivë seksualisht pas sulmit në zemër janë deri në 37% më pak të rrezikuar nga vdekja.
Ndërkaq ata të cilët bëjnë seks më rrallë mund të jetojnë deri në 28% më gjatë, krahasuar me ata të cilët nuk bëjnë më seks pas sulmit në zemër.
Vlen të ceket se mosha, shëndeti dhe statusi martesor kanë qenë po ashtu faktorë të parashikimit të shkallës së vdekjes. /Telegrafi/
Hamza në Presidencë për takim me Osmanin: Do t’i shqyrtojmë ...
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit