Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, përmes një postimi në llogarinë e tij facebook ka kërkuar që marrëveshjet ndërkombëtare të miratohen në kuvend para se ai të shpërbëhet.
Matoshi shkruan se janë 78 milionë euro nga fondet IPA, të destinuara për ndërrimin e filtrave të Kosovës B, është projekti 15 milion dollarë i Bankës Botërore për kadastër.
“Përtej lëvizjeve politike dhe thirrjes së seancës për shpërbërjen e Kuvendit, është tepër me rëndësi për vendin që marrëveshjet ndërkombëtare të miratohen në kuvend para se ai të shpërbëhet. Janë 78 milionë euro nga fondet IPA, të destinuara për ndërrimin e filtrave të Kosovës B, është projekti 15 milion dollarë i Bankës Botërore për kadastër, dhe fonde të tjera mjaft të rëndësishme për mjedisin dhe Kosovën në përgjithësi që nuk duhet të mbesin pa realizuar për shkak të zhvillimeve politike në Kosovë. Këto projekte janë shumë të rëndësishme si për pozitën ashtu edhe për opozitën sepse ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve të vendit”, ka shkaruar Matoshi./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/Fatmir.Z.Matoshi/photos/a.283021545200627/1455935521242551/?type=3&theater
Kinezja tentoi të ikte nga Shqipëria me mbi 60 mijë euro të ...
Shpërthen gypi i ujit në Oftalmologji, QKUK: Problemi u sanu...
Apel për ndihmë: 14-vjeçarja nga Skenderaj kërkon 37 mijë eu...
SBASHK kundërshton ligjëratën e Gjykatës Speciale në shkollë...
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik