Ai ka thënë se tri partitë më të mëdha në vend, LDK, PDK dhe Lëvizja Vetëvendosje do të duhej të garojnë të vetme për ta rikonfirmuar fuqinë në elektorat.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”, Rugova ka deklaruar se LDK-ja do ta ketë një kandidat konsensual për kryeministër.
Ai ka thënë se, përveç Isa Mustafës, kandidatë serioz për kryeministër janë edhe Lutfi Haziri, Vjosa Osmani dhe Kujtim Shala.
Rugova ka shprehu optimizëm se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare LDK-ja do të dalë fituese.
Ai e ka quajtur demokratik procesin e zgjedhjes së Mustafës në krye të LDK-së.
