Banorët në Matiqan në hall me kamionët, dheu midis rrugë e trotuare të dëmtuar

17:04 | 3 Gusht 2019
A Z
Banorët e lagjes Matiqan,  rruga ‘Muharrem Fejza’, janë në hall me kamionët.

Disa banorë të kësaj lagje kanë adresuar shqetësimet e tyre lidhur me qarkullimin e madh të mjeteve të rënda, kamionë nëpër rrugët e lagjes.

Siç shihet edhe në këto pamje, dheu në mes të rrugës  e trotuaret janë dëmtuara.

Ata thonë se për shkak të disa punimeve që po bëhen në lagjen ‘Mati 1’, kamionë të shumtë qarkullojnë nëpër rrugës e kësaj lagje, duke dëmtuar rrugën./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale