Këngëtarja ekstravagante, Lady Gaga po flitet për një lidhje me inxhinierin Dan Horton, vetëm gjashtë muaj pas ndarjes nga i fejuari i saj, Christian Carino.
Këngëtarja 33-vjeçare është parë duke u puthur me inxhinierin vikendin e kaluar, teksa po shijonin një takim romantik në Kaliforni, shkruan “The Sun”, përcjell portali arbresh.info
Çifti po darkonin në Granville në Studio City së bashku, Gaga është e lumtur që nuk po e fshehë romancën, ku tashmë duket se po e kalojnë të shumtën e kohës pranë njëri-tjetrit.

Ndryshe, Gaga tash e disa muaj është komentuar për lidhjen me Bradley Cooper, gjë që thuhej se ishte shkak i ndarjes së këtij të fundit me modelen ruse, Irina Shayk. / arbresh.info/
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit