Të gjithë anëtarët e kryesisë së LDK-së, tashmë janë mbledhur dhe kanë filluar takimin e thirrur nga Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Ky takimi i cili sapo ka filluar është duke u zhvilluar më dyer të mbyllura dhe larg mediave, shkruan arbresh.info.
Kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës, do të mbaj të shtunën konventën e 9 në të cilën pritet të zgjedhet kryetari i ri i saj.
Ndonëse deri tash kanë qarkulluar emrat e kandidatëve të ndryshëm të cilët po synojnë këtë post, zyrtarisht ende asnjë nga ta nuk ka dalë të shpall kandidaturën e tij.
Ndryshe pas përfundimit të mbledhjes pritet që ndonjë nga anëtaret e kryesisë së LDK-së, të prononcohen para mediave.
Ditëve të fundit takimet e anëtareve të kryesisë janë shpeshtuar për shkak të përgatitjeve për konventën zgjedhore që pritet të mbahet më 3 gushtë më fillim të orës 10:00.
Arbresh.info gjendet tekë selia e LDK-së dhe do të ju mbaj live të informuar për çdo zhvillim./arbresh.info/

Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1