Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se ende nuk kanë marrë ftesë nga Presidenti për konsultime për të caktuar datën e zgjedhjeve.
Ai gjithashtu ka shkruar se do të kërkojnë thirrjen e seancës për shpërbërje të Kuvendit.
“Ne ende nuk kemi marrë ftesë nga Presidenti për konsultime për të caktuar datën e zgjedhjeve. Këto vonesa janë të pa arsyeshme, duke ditur se vendi nuk ka qeveri efektive. Koalicioni PAN nuk ka pasur legjitimitet tash e një vit për të qeverisur me Kosovën dhe nuk ka as tani për të propozuar një mandatar të ri. Ne do t’i përgjigjemi ftesës së Presidentit vetëm për të caktuar datën e zgjedhjeve. Asnjë temë tjetër nuk mund të diskutohen në këto konsultime”, ka shkruar Hoti.
Ai ka shtuar tutje se, “duke qenë se nuk ka një iniciativë të tillë nga Presidenti, ne do të kërkojmë thirrjen e seancës për shpërbërje të Kuvendit, siç parashihet me nenin 83, pika b, e Rregullores të Punës të Kuvendit”.
Hoti shton se në këtë seancë, paraprakisht do të kërkojnë ratifikimin e marrëveshjes IPA me Bashkimin Evropian, e cila Kosovës i sigurojnë fonde rreth 100 milionë euro.
“Votimi i kësaj marrëveshjeve kërkon 2/3 e votave të deputetëve dhe është e rëndësishme që këto fonde të mos humben ose të prolongohet shfrytëzimi i tyre, për shkak se Kosova ka pasur një qeveri jo legjitime”, ka shkruar ai.
E goditi në fytyrë, ndalohet personi që sulmoi Alaudin Hamit...
Vitia: Gjendja e 5-vjeçarit nga Lipjani është stabilem, ka n...
Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Ministri Hoti: Ndërhyrja në ra...
Vitia premton: Qytetarët e Ferizajt brenda 30 muajsh bëhen m...
Vërshimet shkaktojnë mbi 5 milionë euro dëme, kërkohet reagi...
Tragjedia ku vdiqën tre kosovarë, operatori i vinçit do të j...