Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është i gatshëm t’i shpallë menjëherë zgjedhjet e reja. Kështu të paktën thuhet në njoftimin e presidencës, i cili u lëshuar pas takimit që pati sot Thaçi në mëngjes me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka.
Në njoftim thuhet se mes Thaçit e Dakës u bisedua që zgjedhje të jashtëzakonshme do të organizohen vetëm nëse shfaqet nevoja.
“Nëse partitë politike nuk janë në gjendje t’i japin përgjigje këtij realiteti të ri politik në një afat të arsyeshëm kohor, jam i gatshëm t’i shpalli menjëherë zgjedhjet e reja”, ka thënë presidenti Thaçi.
Sipas presidentit Thaçi, është thelbësore që Kosova të ketë qeveri të re, funksionale, efikase, sa më gjithëpërfshirëse dhe sa më shpejtë, për t’i çuar përpara proceset e rëndësishme
Ai ka shtuar se nga kryetarja Daka është njoftuar se KQZ-ja është e gatshme t’i organizojë zgjedhjet e parakohshme në çdo kohë./arbresh.info/
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...