Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj është deklaruar për medie pas vendimit për mos vazhdim të kontratës me Z-mobile.
Balaj ka thënë se është ditë e veçantë për Telekomin, shkruan arbresh.info.
“Sot është një ditë e veçantë për Telekomin, ajo çka është thënë për vite të tëra po konfirmohet, marrëveshja me Z-mobile është ndërprerë dhe nuk do të vazhdohet”, ka thënë ai.

“Kjo është ajo që është dashur të ndodhë para shumë vitesh, më mirë vonë sesa kurrë”, ka shtuar ai.
Ndërsa i ka bërë thirrje edhe Prokurorisë të mos ndalë hetimet për këtë kontratë.
“Po përfundon kontrata më e dëmshme dhe ne i bëjmë thirrje Prokurorisë të vazhdojë hetimet për të”, ka shtuar ai.
I pari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit ka bërë të ditur se greva është mbyllur sot.
“Greva përfundon, Këshilli nuk shpërndahen dhe do ta përcjellim kohën tranzitore dhe nuk besoj që kthimi i numrave do të zgjasë më shumë së 30 ditë”, ka shtuar ai.
Ndryshe këto deklarime të Balajt erdhën pasi kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi ka barë të ditur për mos vazhdim të kontratës me Z-mobile./Arbresh.info/
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...