Presidenti iranian, Hassan Rouhani, dëshiron t’i forcojë marrëdhëniet me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe, Boris Johnson. Ai ia ka dërguar një letër udhëheqësit të ri të qeverisë britanike, përmes së cilës ka thënë që shpreson në marrëdhënie më të mira diplomatike mes dy vendeve.
Në letrën e publikuar të dielën në faqen zyrtare të presidentit iranian në internet, presidenti iranian e uron për pozitën e re kryeministrin e ri britanik.
Ai tha se shpreson që vizita e Johnsoni-it në Iran në vitin 2017 në cilësinë e ministrit të jashtëm do të i shërbejë edhe për pozitën që do ta mbajë tash e tutje në mënyrë që marrëdhëniet dypalëshe të thellohen.
Kryeministri i ri britanik e mori në dorë udhëheqjen e qeverisë në kohën kur tensionet në Gjirin Persik janë të larta dhe kur Britania e Irani po përballen me një mosmarrëveshje diplomatike për shkak të konfiskimit të anijeve të njëra-tjetrës.
Irani e ka konfiskuar një anije britanike në Ngushticën e Hormuzit me arsyetimin se ajo i ka shkelur rregullat ndërkombëtare të lundrimit.
Sidoqoftë, ky po vlerësohet si veprim hakmarrës për anijen e konfiskuar të Iranit nga forcat britanike në Ngushticën e Gjibraltarit për shkak të dyshimeve se i ka shkelur sanksionet ndaj Sirisë, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.
Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në SHBA
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...