Mediet serbe kanë njoftuar se Dragan Jabllanoviq, kryetar i Organit të Përkohshëm, një strukturë paralele e Serbisë dhe njëkohësisht kryetari i komunës së Leposaviqit, i zgjedhur me votën e popullit në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të vitit 2013, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Organit të Përkohshëm.
Këtë akt Jabllanoviq ka thënë se e ka ndërmarrë për shkak të mosmarrëveshjeve që drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka me djalin e tij Aleksandër Jabllanoviq, transmeton zeri.info.
“Ai (Gjuriq) po përpiqet në të gjitha mënyrat që djalin tim ta largojë nga lista ‘Srpska’. Kur kam parë këtë, atëherë kam ofruar dorëheqje në Qeverinë e Serbisë, në mënyrë që Komuna e Leposaviqit të ketë tretman të njëjtë te Zyra për Kosovës, sikurse edhe komunat tjera”, ka thënë Jabllanoviq.
Ai ka shtuar se kësaj komune nuk i dërgohen mjetet të cilat i ka lejuar Ministria e Financave e Serbisë, prejse Zyra për Kosovën udhëhiqet nga Marko Gjuriq.
“Prej kur Gjuriq ka ardhur në krye të Zyrës për Kosovën, për gjashtë muaj të vitit të kaluar Leposaviqi ka marrë vetëm 2.988 milionë dinarë për investime kapitale”, ka thënë Jabllanoviq, i cili ka shtuar se gjatë kësaj kohe Gjuriq asnjëherë nuk e ka vizituar komunën e Leposviqit.
Dragan Jabllanoviq, njëkohësisht ka qenë edhe kryetar i Leposaviqit, i zgjedhur legalisht në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të vitit 2013, të shpallura nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Këtë post, Jabllanoviq tha se do ta mbajë edhe më tutje, pasi që siç ka thënë ai, populli e ka zgjedhur. Aleksandër Jabllanoviq është anëtar i subjektit politik Lëvizja e Socialistëve e Aleksandër Vulin. /Zeri/
Në Kupën FA mund të ketë befasi
Rama: Deputetët të angazhohen në terren për konstatimin e dë...
Shfuqizohet edhe Ligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë
Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
Ngritët aktakuzë për vrasjen e policit Muhamet Lika në Kaçan...
Kushtetuesja rrëzon 12 vendime të Kuvendit të kontestuara ng...