Ish-presidenti amerikan, Dwight Eisenhower, më 29 korrik të vitit 1958, nënshkroi ligjin për krijimin e Agjencisë Amerikane të Hapësirës, NASA.
Kjo agjenci e re civile zëvendësonte Komisionin Këshillimor Kombëtar të Aeronautikës, që ishte krijuar 47 vjet më parë.
NASA do të merrej me programet amerikane të hapësirës, një pjesë e madhe e të cilave drejtoheshin nga Departamenti i Mbrojtjes.
Shumë shpejt NASA filloi planifikimin e një projekti për dërgimin e një misioni vajtje-ardhje me njerëz në hënë.
Presidenti Eisenhower nënshkroi ligjin për krijimin e Nasës tetë muaj pasi bota mësoi se Bashkimi Sovjetik kishte lëshuar satelitin Sputnik Një.
FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçar...