Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit, vendi ynë do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira të dendura.
Gjysma e parë e kësaj jave do të jetë kryesisht me mot të paqëndrueshëm, vranësira dhe intervale kohore me diell.
Vranësirat gjatë ditës do të zhvendosen në stade të ndryshme të troposferës, duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Reshjet nëpër territoret e caktuara, kryesisht në veriperëndim të Dukagjinit, do të jenë në formë stuhish.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 15 deri 17 gradë Celsius kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24 deri 32 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1 deri 9 m/s.
Disa lagje në Prishtinë mbesin sot pa ujë deri në orët e pas...
KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës
Tërmet me magnitudë 6.2 në jug të Italisë, epiqendra në Kala...
Costa sot në Shqipëri, nesër në Kosovë
BE miraton ligjin më të rreptë të migracionit ndonjëherë, çf...
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri