Në emisionin Info Magazine që po transmetohet në Klan Kosova, për të diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe daljen nga bllokada që opozita është duke i bërë zhvillimeve në Parlamentin e Kosovës, të ftuar të Kushtrim Sadikut janë Donika Kadaj-Bujupi(AAK) dhe Blerim Grainca(LDK).
Grainca mendon se veprimet e sotme të opozitës janë tendencë për ta zhvendosur debatin jashtë Kuvendit të Kosovës – në rrugë.
“Qëndrimi i sotëm nuk dallon shumë nga qëndrimi i kaluar”.
“Sipas qëndrimit tonë sot u mbyt demokracia dhe po tentohet debati të bartet në rrugë”.
“Kosova duhet të tregojë një demokraci më të pjekur dhe debati duhet të mbetet brenda Kuvendit të Kosovës”.
“Debati nuk ka alternativë duhet t’i lejohet qeverisë të debatojë në Kuvend dhe duhet t;i mundësohet qeverisë të raportojë dhe t’i shikojmë argumentet”.
/Klan Kosova/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...