Grupi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Prishtinës konsideron se kryetarit të komunës Shpend Ahmetit “i ka humbur busulla dhe dinjiteti qeverisës dhe nuk po e di se kujt po i shërben, zyrave të VV që po thërrasin për demonstrata të dhunshme në kryeqytet, a komisarëve politikë që me direktiva nga lart s’ po e lënë të marrë pjesë në mbledhjet e Kuvendit të Prishtinës, edhe kur në rend dite është buxheti i propozuar nga ai vetë”.
“Vetëm një kryetar i dështuar dhe i kapur nga ideologjia me ultimatume të rrezikshme ndaj shtetit, mund të veprojë kështu që, në vend se të jetë pjesë e debatit për buxhetin e kryeqytetit, bëhet pjesë e konferencave të organizuara në rrugë, bëhet pjesë e një propagande kundër demokracisë dhe shtetit të Kosovës, si simbolika më e keqe e ikjes nga normat elementare të demokracisë dhe kërkesave për mirëqenie të qytetarëve të kryeqytetit.
Grupi i LDK-së në Kuvendin e Prishtinës konsideron se aprovimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2016, jo vetëm që është obligim ligjor i Kuvendit të kryeqytetit, por ai duhet të jetë në favor të qytetarëve të kryeqytetit.
Grupi konsideron se ishte për keqardhje, kur në kohën e debatit për buxhetin 2016, kur në sallë debatohej nga anëtarët e 6 partive politike, LDK, PDK, AKR, LIB, PD, PF, pikërisht për buxhetin, isht e kryetari i komunës z. Shpend Ahmeti, ai që po përpiqej të plasonte te mediat, në oborrin e komunës, kinse pamundësinë për të qëndruar në mbledhje, pa qenë fare në të.
Grupi konsideron se Kuvendi do t’i aprovojë me votë parlamentare, të gjitha ato pika dhe politika që i ofrohen për debat dhe për aprovim në të mirë të qytetarëve të Prishtinës”, thuhet në komunikatën e sotme të Grupit të LDK-së në Kuvendin e Prishtinës.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...