Është hapur kozmetika e brendit francez “L’Occitane” për herë të parë në kryeqytetin e Kosovës.
Gjiganti kozmetik francez ”L’Occitane” është një brend natyral me produkte tërësisht natyrale bimore, përbërës nga natyra që vijnë nga jugu i Francës, pikërisht nga Provansa, qe është një përkujtues i vazhdueshëm i bukurisë natyrore të regjionit.
L’Occitane ofron një shumëllojshmëri të produkteve të kujdesit personal, duke përfshirë fytyrën, trupin dhe flokët, si dhe aromat.
Dorina Hoxhaj, menaxhere e këtij brendi për Kosovën dhe Shqipërinë ka thënë se” L’Occitane” është brend me produkte 100 % natyrale që vijnë nga zemra e natyrës.
“Është brend shqisor pasi që ka të bëjë me shqisat, shqisën e të prekurit, të parit. Kanë ndjesinë në lëkurë sepse janë shumë delikate për lëkurën dhe është shumë efikase qoftë për lëkurën e fytyrës, të turpit, për flokun”, tha Hoxhaj për Arbresh.info.
L’Occitane ka 40 vjet që është në treg, ndërsa në Prishtinë ka dal në treg tashmë 3 muaj.
Në kohën e Perandorisë Bizantine, në jug të Francës ishte një rajon i quajtur “Occitania” dhe emri “L’Occitane” rrjedh nga kjo, që do të thotë “femra e Occitania.” L’Occitane simbolizon këtë grua, bukurinë dhe marrëdhënien e saj me natyrën./Arbresh.info
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...