Pas përgatitjeve që janë bërë me kohë, të enjten ka nisur viti i ri akademik në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”.
Pos studentëve të nivelit Bachelor, duke përfshirë edhe rreth 1200 studentë të rinj që janë regjistruar sivjet në 6 fakultetet që funksionojnë në kuadër të Universitetit të Mitrovicës , më 1 tetor kanë filluar ligjëratat edhe studentët e nivelit master.
Rektori , Alush Musaj, tha se përgatitjet për fillimin e vitit të ri akademik janë bërë me kohë, prandaj sivjet është bërë e mundur që edhe studentët e nivelit Master të fillojnë ligjëratat me 1 tetor.
“Përkundër sfidave të natyrave të ndryshme që përballemi ne si universitetet i ri, me angazhimin e menaxhmentit, personelit akademik dhe stafit të administratës, jemi konsoliduar për një vit të suksesshëm akademik”, tha ai.
Rektori Musaj, uroi studentët dhe profesorët për fillimin e vitit akademik, dhe kërkoi prej tyre përkushtim të vazhdueshëm në mënyrë që gjithçka të shkoj m barë dhe mirë.
“Pas zgjedhjes së organeve drejtuese, tash krejt fokusi ynë mbetet në rritjen e cilësisë së punës që bëhet në Universitetin e Mitrovicës, në mënyrë që studentët tanë të jenë konkurrent në tregun e punës”.
Ai shfaqi shpresën se vitin tjetër akademik studentët e UMIB-it do ta nisin në objektin e ri universitar që është duke u ndërtuar.
“Kemi premtime të mëdha se objekti do të jetë i gatshëm për vitin tjetër, kështu që shpresojmë shumë se vitin tjetër akademik do ta nisim në objektin e ri, ku do të ketë kushte shumë të mira për punë”, tha rektori Musaj.
Ndryshe në konkursin e rregullt të shpallur nga Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” për pranimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2015/16, kanë aplikuar 1601 kandidatë. Sipas konkursit në vitin akademik 2015/16 do të pranohen 1242 studentë, prej tyre 1160 shqiptarë, 41 nga komunitetet dhe 41 nga jashtë.
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...