Ky është reagimi i plotë i saj në Facebook:
Duhet t’i themi disa gjëra troq rreth dorëheqjes dhe zërave “antikushtetues”:
- Për ilustrim, nuk besoj se do të kemi shembull më të dinjitetshëm të dorëheqjes sesa ajo që vjen nga djepi i demokracisë në botë, dorëheqja e Kryeministres britanike Theresa May me datë 7 qershor, dhe vazhdimin e detyrës së saj si kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar deri dje me datë 25 korrik, kur edhe ia dorëzoi detyrën kryeministrit të ri Boris Johnson dhe u largua me fjalim lamtumirës nga 10Doëning Street. Përgjegjësia shtetërore është e shenjtë dhe duhet të ipet llogari për të deri në momentin e fundit, pavarësisht sfidave personale.
- Albini e opozita duhet t’i “falënderohen” Gjykatës Speciale për dorëheqjen e Kryeministrit, sepse sa për frikën tonë ndaj rrëzimit të Qeverisë prej tyre, ne do të mund të qëndronim edhe “50 vjet”.
- Koincidenca e momentit të ardhjes së ftesës për drejtësi, është vështirë të injorohet. Në fakt, nëse analizojmë në retrospektivë, të 4 herat e përballjes së Ramush Haradinajt me drejtësinë (duke përfshirë edhe Francën 2017), kanë qenë pikërisht në momentet më të ndjeshme politike të Kosovës.
- Pas lejimit të devijimit të dialogut në tema të ndarjes dhe korrigjimit, me këtë ftesë, duket që drejtësia po i dorëzohet (përsëri) agjendës politike.
- Akti i dorëheqjes së Kryeministrit është (përveçse përgjegjësi morale për mosdorëzim të shtetit të Kosovës për eksperiment) është akt mospajtimi me skenarët e ndarjes e defunksionalizimit, dhe refuzim për me gjunjëzu Kosovën duke “kërcënuar/frikësuar” kryeministrin e vendit.
- Është normale që Serbia dhe Vuqiqi thonë se është manovrim politik, sepse shkuarja në Hagë e Ramush Haradinajt si qytetar i thjeshtë e jo si Kryeministër, e fuqizon paprekshmërinë e shtetit të Kosovës, dhe ridrejton presionin ndërkombëtar politik tek Serbia.
Për fund, akti i dorëheqjes NUK është instrument për të dobësuar partnerët apo kundërshtarët politik. Ata që e lexojnë si të tillë, duhet të jenë ose tepër të lënduar politikisht sepse e njohin (pa) fuqinë e tyre politike, ose janë të dorëzuar përpara parimit të fisnikërisë e sinqeritetit.
