Kosova shënon një “boom” hyrjesh në Shqipëri. Qershori, muaji i parë i sezonit turistik, ka shënuar një numër të madh hyrjesh nga Kosova, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas shifrave të publikuara nga Instituti Shqiptar i Statistikave (INSTAT), për qershorin, numri i vizitorëve nga Kosova u rrit 55%, duke përmbysur një tendencë përgjithësisht negative gjatë pjesës së parë të vitit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Për qershorin e këtij viti janë regjistruar të kenë hyrë në Shqipëri 213.550 vizitorë nga Kosova, ndaj 137.538 vizitorëve nga ky vend që kishin hyrë në Shqipëri në qershorin e vitit kaluar.
Ndërkohë që treguesit e 6-mujorit bëjnë fjalë për një rritje vetëm prej 6.4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për periudhën janar-qershor të këtij viti kanë hyrë në Shqipëri 608.449 vizitorë nga Kosova, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit kaluar, Shqipërinë e kanë vizituar 572.243 vizitorë të Kosovës.
Numri i vizitorëve të huaj në përgjithësi në Shqipëri u rrit me 27% gjatë muajit qershor, ku nisja e sezonit veror i ka dhënë sërish shtysë turizmit hyrës në vend. Rritja e ndjeshme e muajit qershor e ka çuar numrin e përgjithshëm të vizitorëve për 6-mujorin e parë në mbi 2.1 milionë, në rritje me 11% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...