Gjatë verës prindërit që punojnë e kanë të vështirë të organizojnë kohën e lirë apo personat e përshtatshëm të cilët do të kujdesen për fëmijët e tyre.
Por në Korçë tradita e kujdesjes nga gjyshërit dhe gjyshet vazhdon. Në parqet dhe lulishtet e qytetit pjesën më të madhe të kohës gjyshi apo gjyshja e kalojnë me vogëlushët ndërsa ka të tjerë që kujdesen prej mëngjesit deri në mbrëmje me kënaqësinë më të madhe.
Përveç ditëve të plazhit nipërit dhe mbesat kthehen pjesën tjetër të kohës në angazhimin më të madh të gjyshërve apo gjysheve. Sigurisht ditët mbushen plot me ata që i shoqërojnë në shëtitjet, lojërat apo edhe në argëtime të tjera por nuk mungon as kujdesi në shtëpi ku gjyshërit kujdesen për fëmijët.
E nisin ditën me ta për ushqyerjen, gjumin e më pas kalojnë kohë së bashku.
Por sigurisht pas orë të tëra angazhimi në dispozicion të nipërve dhe mbesave ata kanë nevojë edhe për tu çlodhur.
Lulishtet mbeten hapësirat më të frekuentuara nga të moshuarit. Disa prej tyre thjesht bisedojnë, disa luajnë domino e disa shijojnë gjelbërimin dhe freskinë derisa të nesërmen ti kthehen përsëri angazhimit të tyre, kohës me nipërit dhe mbesat./TCH
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...