PJESËMARRJE NË RRAHJE&Lëndim trupor&Përdorim i armës
Rr. “1 Qershori” –Lipjan 22.07.2019-21:40. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në rrahje në mes vete dhe gjatë përleshjes si pasojë e përdorimit të armës lëndime trupore kanë pësuar dy nga të dyshuarit, të cilët janë dërguar për në QKUK për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes njësitë policore kanë konfiskuar një armë automatike, prodhim kinez me karikator pa fishek. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
DHUNË FAMILJARE
Lagjja Mati 1, Prishtinë 21.07.2019 – 22:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
* Fshati Vershevc, Lipjan 22.07.2019 – 06:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollimit të shtëpisë janë gjetur dhe janë konfiskuar një pushkë gjuetie mekatër fishekë të kalibrit 12 mm, një pushkë gjuetie me 41 fishekë, një armë automatike AK-47 me dy fishekë, një pistoletë me 15 fishekë të kalibrit 7.62mm, një pistoletë me 14 fishekë të kalibrit 7.65mm, një pistoletë me 17 fishekë të kalibrit 9 mm, dy pistoleta jofunksionale dhe 8 fishekë të kalibrit të madh. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Rr. “Lidhja e Prizrenit”, Lipjan 21.07.2019-23:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti gjatë verifikimit në mungesë të dokumenteve për t’ia shqiptuar një tiketë, nuk ka respektuar urdhëratë e zyrtarëve policorë duke shtyrë njërin prej tyre. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. “Fahri Fazliu”, Prishtinë 21.07.2019-23:00. Me 22.07.2019 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë–të mitur, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi të mëhershëm janë rrahur mes veti dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Tre të dyshuarit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim tëprokurorit janë liruar.
DETYRIM
Rr. “Ismajl Dumoshi”, Prishtinë 20.07.2019-21:00. Janë arrestuar dy të dyshuar K/Shqiptarë një mashkull dhe një femër, pasi që të njëjtit në bashkëpunim kanë detyruar viktimën mashkull K/Shqiptar që t’ua japë 680 (gjashtëqind e tetëdhjetë) € nën pretekstin se e dyshuara e lartcekur ishte shtatzënë, pasi që viktima ishte në lidhje me të. Gjatë intervistimit të dyshuarit kanë pranuar se ishin koordinuar për një veprim të tillë. Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
TRAFIKIM ME NJERËZ&Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit Prishtinë, 22.07.2019-02:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë për veprat penale të lartcekura. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me vendimin e tij të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit dhe janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa viktima femër e mitur K/Shqiptare është dërguar në strehimore.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. “Nëna Terezë”, Fushë Kosovë 22.07.2019-23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë legjitimimit dhe kontrollit nga policia në një çantë dore ia kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një karikator me 6 (gjashtë) fishekë kal 7.65 mm të cilën ishte duke e mbajtur pa autorizim nga organi
kompetent. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Autostrada km 56 drejtimit Prizren-Prishtinë 22.07.2019 – 15:05. Është shoqëruar në stacionin policor vozitësi mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti me veturë nga pakujdesia ka goditur tre punëtorë të mirëmbajtjes së autostradës meshkuj K-Shqiptarë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas konfirmimit të mjekut kujdestar gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari që ka shkaktuar aksident trafiku është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Fshati Llabjan, Novobërdë 22.07.2019 – 08:50. Në bazë të urdhëresës së gjykatës është arrestuar i kërkuari mashkull K-shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Pasjakut.
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Rr. “Hoxhë Lipovica”, Gjilan 22.07.2019-16:30. Është raportuar për një aksident trafiku me lëndime, të përfshirë në aksident është automjet- kamionët me targa vendore dhe drejtues mashkull K/Shqiptar. Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit i cili përplaset në një cep të një shtëpie. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi i automjetit si dhe pasagjeri mashkull K/Shqiptar. Të lënduarit, ndihmën e parë mjekësore e kanë marrë në QE në Gjilan dhe më pas janë liruar nga tretmani mjekësor.
Rr. “11 Marsi”, Viti 22.07.2019-15:40. Është raportuar për një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja, me drejtues meshkuj K/Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar njëri drejtues i automjetit si dhe një pasagjere femër K/Shqiptare, të cilëve iu është dhënë ndihma mjekësore në QMF në Viti dhe më pas janë liruar për në shtëpi.
RAJONI I FERIZAJT
INCIDENTET KRIMINALE
ZJARRVËNIE
Fshati Varosh, Ferizaj 22/23.07.2019-22:00-02:40. Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se në rrethana të panjohura i është përfshirë nga zjarri vetura e tipit BMW me targa vendore, pronë e saj. Sipas ankueses vlera e dëmit është rreth 15000 (pesëmbëdhjetë mijë) €. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe njësiti i zjarrfikësve.
RAJONI I PRIZRENIT
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË FAMILJARE&SULM
Prizren 21.07.2019 – 23:30. Me 22.07.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë të natyrës së ndryshme në familje si dhe ka sulmuar fizikisht vëllain e tij. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
RAJONI I PEJËS
INCIDENTET KRIMINALE
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Rr. “Selman Lajqi”, Pejë 22.07.2019 – 00:30. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se në lokalin e tij ku organizohen mbrëmje muzikore, persona të panjohurkanë hedhur një mjet shpërthyes të llojit M-80. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.
DHUNË FAMILJARE
Pejë 22.07.2019-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që pas një mosmarrëveshje në familje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e djalit të tij, viktimën femër K/Shqiptar të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore dhe me dëshirën e saj është kthyer në shtëpi te bashkëshorti i saj. Ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR ANP ‘Adem Jashari’ 22.07.2019-04:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata
Themelore në Pejë, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.
RAJONI I GJAKOVËS
INCIDENTET KRIMINALE
GRABITJE E ARMATOSUR
Fshati Fshaj, Gjakovë 22.07.2019-21:22. Është raportuar për një grabitje të armatosur që ka ndodhur në një pompë të derivateve në lokacionin e lartcekur, ku viktima mashkull K/Shqiptar derisa ka qenë në punë kanë shkuar dy persona të dyshuar dhe nën kërcenim të armëve duke e rrahur viktimën kanë arritur që të marrin rreth 435 (katërqind e tridhjetë e pesë) € dhe më pas janë larguar prej vendit të ngjarjes. Viktimës i është dhënë ndihma mjekësore.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Rr. “Doblibare”, Gjakovë 22.07.2019 – 11:00. Në bazë të urdhëresës së gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull K-Shqiptar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.
RAJONI I MITROVICËS-JUGU
INCIDENTET KRIMINALE
KANOSJE
Rr. “Dëshmorët e Kombit”, Mitrovicë 22.07.2019 – 10:50. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se për arsye të një borxhi është kanosur nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit i njëjti është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TRUPORE
Rr. “Nacionale”, Vushtrri 22.07.2019-20:30. Është raportuar një aksident trafiku me lëndime ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete me targa vendore dhe drejtues meshkuj K/Shqiptar. Si pasojë e aksidentit për veç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar njëri drejtues i automjetit, të cilit i është dhënë ndihma mjekësore në QE në Vushtrri e më pas lirohet.
Rr. “Nacionale”, fshati Nadakoc, Vushtrri 22.07.2019-20:30. Është raportuar një aksident trafiku me lëndime ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete me targa vendore dhe drejtues meshkuj K/Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar njëri drejtues i automjetit si dhe dy pasagjere femra K/Shqiptare të cilëve iu është dhënë ndihma mjekësore në QE në Vushtrri e më pas lirohen.
RAJONI I MITROVICËS – VERI
INCIDENTET KRIMINALE
VJEDHJE E RËNDË
Rr. “Liceni Suvi Do”, Mitrovicë e Veriut 21.07.2019 – 20:00. Ankuesja femër K-Shqiptare ka informuar se persona të panjohur me forcë kanë hapur bagazhin e veturës dhe kanë vjedhur stoli ari dhe të argjendit.
VJEDHJE
Rr. Kolasinska, Mitrovicë e Veriut 22.07.2019 – 12:50. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se gjatë natës, persona të panjohur nga ekskavatori i tij kanë vjedhur derivate nafte.
POLICIA KUFITARE
INCIDENTET KRIMINALE
KALIM ILEGAL I KUFIRIT Fshati Novosellë 22.07.2019 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Kubës, pasi që i njëjti kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në R. Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në Gjykatë dhe është marr vendim që të depërtohet. I dyshuari është depërtuar rreth orës 18:10 në PKK Dheu i Bardhë.
FALSIFIKIM I DOKUMENTIT
PKK Hani i Elezit 22.07.2019 – 15:30. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e R. Maqedonisë Veriore, pasi që dyshohet se ka falsifikuar dokumentin e sigurimit kufitar. Me vendim të prokurorit dokumenti është konfiskuar për ekzaminim, ndërsa e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
STATISTIKAT E PËRGJITHSHME
Aksidente fatale
000
Aksidente me të lënduar
025
Aksidente pa të lënduar
031
Tiketa trafiku të shqiptuara
1410
Arrestime
023
Në mbajtje
015
Në vuajtje të dënimit
002
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve