Ai ka treguar se cili është qëndrimi i PDK-së, për zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Gjithashtu, ai është deklaruar edhe rreth koalicioneve të mundshme parazgjedhore.
“Në fokusin tonë është oferta e PDK-së për qytetarët, duke përfshirë listën e kandidatëve për deputetë që do të prezantojmë, dhe jo koalicionet eventuale”, tha ai për Telegrafin.
Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës është partnere në koalicionin qeverisës së bashku me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën Socialdemokrate.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme pritet të mbahen pas dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj, pas ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë.
“Do të paraqitem në Gjykatën Speciale, dhe kam vlerësuar së nuk mund të paraqitem si kryeministër i Kosovës, por do të paraqitem si qytetar i thjeshtë, pra si Ramush Haradinaj, Qeveritë dhe pushtetet janë të ndërrueshme, jetojmë në demokraci, nderi i kryeministrit dhe i shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtëroj asnjëherë. Në Hagë shkoj si Ramush Haradinaj”, kishte deklaruar ai ditë më parë para mediave.
Haradinaj, gjatë ditës së djeshme ka njoftuar edhe zyrtarisht për dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit, krerët e institucioneve dhe liderët e partive politike në Kosovë
Fernandez përballet me tifozët e zemëruar të Chelseat pas hu...
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...
Anija e tretë sulmohet në Ngushticën e Hormuzit pasi Trumpi ...
“Prishet” marrëdhënia mes Arbeloas dhe Carvajalit, shkak mun...
“Nënë vrava tre veta, i kam duart të lyera me gjak”/ Detajet...