Blutë janë në kërkim të një sulmuesi që do të mbulonte zbrazëtinë që la sulmuesi belg Hazard, me sulmuesin francez që dëshiron ta luajë këtë rol
Olivier Giroud shpreson që ta ndihmojë Chesean duke mbuluar zbrazëtinë që la Eden Hazard këtë verë në skuadër pas largimit të tij në Real Madrid.
“Numri i golave që ka shënuar Eden, nuk e di nëse unë do të arrijë këtë por ne kemi sulmues të tjerë me cilësi të ndryshme sulmuese”, ka thënë francezi kur është pyetur për këtë sfidë, transmeton GazetaExpress.
“Ne kemi kualitetin dhe kuantitetin në skuadër por natyrisht ju e dini se nuk mund të zëvendësoni një lojtar me kualitete të larta si Eden”.
“Por, kjo gjë tashmë ka përfunduar. Tani ne duhet të harrojmë atë dhe mos ti vëmë shumë presion lojtarëve të cilët do të luajnë në pozitën e tij”.
“Po mendoj për lojtarët e rinj. Unë nuk e kam problem presion por ata duhet ti lirojmë nga ai”.
“Ne e dimë ka shumë pritje, por, edhe me ndalesën për transfere, ne kemi shumë kualitet përpara”.
Dogana gjen 11 fishekë në bagazhin e një udhëtari
Vdes zyrtari policor Afrim Xhemaili, ngushëllon Sindikata e ...
Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Sekuestrohen armë dhe municion në rajonin e Pejës, arrestohe...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...