Sevilla e ka mposhtur Liverpoolin me rezultat 2-1 në ndeshjen miqësore parasezonale që u zhvillua pas mesnate në SHBA.
Kampionët e Evropës nuk arritën të fitojnë edhe pse për 15 minuta ishin me një lojtar më shumë.
Sevilla kaloi e para në epërsi me golin e Nolito në minutën e 37-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.
Rezultatin e barazoi heroi i gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, Origi dy minuta para përfundimit të pjesës së parë.
Në minutën e 76-të Sevilla mbeti me një lojtar më pak pasi Gnagnon u ndëshkua me të kuq.
Por ky disavantazh numerik nuk i pengoi spanjollët të shënojnë fitore. Golin e dytë për ta e realizoi Pozo në fund të ndeshjes.
Të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll – ...
UEFA kërcënon ta heqë Italinë nga organizimi i Kampionatit E...
Zjarr në Skenderaj, humb jetën një person
1 muaj paraburgim ndaj pjesëtarit të MUP-it që dyshohet për ...
Osmani viziton dy motrat e Heroit Gaspër Karaqi: Familje që ...
Detaje tronditëse për vrasjen brutale të gruas nga Kosova ng...