Bashkimi Evropian nuk ka koment për dorëheqjen e Ramush Haradinajt, pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale për të dëshmuar në Hagë si i dyshuar, shkruan Gazeta Express.
Kështu ka thënë për ‘tanjug’, zëdhënëësja e BE-së, Maja Kocijancic, duke thënë seBrukseli është në dijeni për vendimin e Haradinajt për ta lëshuar postin e kreut të Qeverisë.
‘Në këtë koment nuk kemi ndonjë koment”, ka thënë Kocijancic.
Ramush Haradinaj dha dorëheqje të premten dy muaj pa i mbushur dy vite të Qeverisë së ndërtuar nga AAK, PDK, NISMA e AKR.
Haradinaj dha dorëheqje pasi tha se i erdhi ftesa nga Gjykata Speciale, e cila është krijuar për t’i ndjekur ish-udhëheqësit e UÇK’së të dyshuar se kanë kryer krime lufte.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar