Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj pas dorëheqjes nga ky post, është rikthyer menjëherë në selinë e partisë.
Ai ka thirrur strukturat e partisë për të diskutuar për hapat e mëtutjeshëm, raporton EkonomiaOnline.
Haradinaj pas takimit mbajti një konferencë për media ku tha se ftesën për Gjykatë Speciale e ka marr sot, ndërsa tha se do të përgjigjet para çdo ligi.
Ai siguroi se Kosova nuk do të bëjë asnjë kompromis në këmbim të njohjes nga Serbia.
“Unë kam qenë dy herë në gjykata ndërkombëtare, pafajësinë time do ta çmojë, do t’i përgjigjem shpifësve. Sot e kam marr ftesën. Kosova nuk e përballon dot si çmim për njohje ndarjen, apo ndonjë Asociacion me kompetenca ekzekutive. Kosova është e gatshme për dialog”, tha ai.
Kryeministri në largim, tha se për dorëheqjen e tij do t’i njoftojë partnerët e koalicionit dhe presidentin Thaci.
Ndërsa kërkoi që të ketë zgjedhje të reja.
“Pjesës ligjore do t’i përgjigjemi, ndërsa sa i përket pjesës politike nuk mund ta detyrojë Kosovën të lëshojë pe. Do t’i njoftoj të gjithë partnerët e koalicionit por edhe presidentin”
“Presidenti i ka kompetencat e veta, por unë kërkoj zgjedhje. Do ta respektoj verdiktin e popullit”, tha ai.
ZYRTARE: Endrick i bashkohet Lyonit në formë huazimi
Fantastike/ Ernest Muçi shkëlqen në Turqi dhe hyn në histori...
“Aptamil” me bakterie të rrezikshme, AUV kërkon tërheqjen n...
Polici mori ryshfet nga shtetasi serb që t’ia mundësojë hyrj...
Asgjësohen mbi 2000 kilogramë mish pule me salmonellë
Pedri: Synojmë të përsërisim suksesin e sezonit të kaluar, b...