Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim një delegacion prej 56 studentësh të programit Akademia Verore, nga 28 shtete të ndryshme.
Kryeministri Ramush Haradinaj para studentëve ka thënë se dialogu me Serbinë do ta sjell njohjen e kufijve të Kosovës nga shteti i Serbisë.
“Është një sfidë për ne gjithashtu themelimi i besimit the komuniteteve kemi progres dhe punë për të bërë mjaft dhe na duhet një marrëveshje me fqinjët tanë, me fqinjin Serbinë një marrëveshjeje dhe për njohjen e kufijve ekzistues. Ne shpresojmë se dialogu do të sjell këtë, dhe përmes dialogut të mund të arrinim këtu”.
Gjithashtu Haradinaj ka folur për disa aktakuza që ka pasur në vitin 2004-2005, ku thotë se është akuzuar edhe për krime lufte pasi që ishte komandat i UÇK-së.
Ai thotë fokusi im dhe përqendrimi im ishte fuqizimi i sundimit të ligjit.
“Do të ju siguroja edhe për herën e dytë se ishte një herë 2004 apo 2005 për disa muaj kam pasur një aktakuzë, gjithashtu jam akuzuar 2 here në Hagë, jam ballafaquar edhe me akuza për krime lufte sepse isha komandant në ushtrinë çlirimtare të Kosovës, Fokusi im dhe përqendrimi im ishte fuqizimi i sundimit të ligjit”, tha Haradinaj./arbresh.info/
Pacolli për Rugovën: Madhështia e tij qëndronte në thjeshtës...
Valon Berisha do t’i bashkohet gjigantit boshnjak
Forcat izraelite vrasin 11 palestinezë në Gaza, përfshirë dy...
Rama: E paimagjinueshme që SPAK ende nuk ka ngritur akuza pë...
Bellingham zbulon arsyen pse e festoi golin në atë mënyrë nd...
Dy persona arrestohen në Pejë për deklarim të rremë gjatë ve...