Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ushtruesin e detyrës së Shefit të EULEX-it, Bernd Thran.
Haradinaj e ka uruar për detyrën e re në krye të misionit për sundimin e ligjit, derisa ka shprehur se Kosova se bashku me BE-në ka arritur progres në konsolidimin e sundimit të ligjit.

“Prita në takim UD shefin e EULEX-it, Bernd Thran, të cilit i urova detyrën e re në krye të misionit të BE-së për sundim të ligjit. Me ushtruesin e detyrës së EULEX-it, si mision i tanishëm këshillëdhënës, shprehëm vullnetin e dyanshëm për intensifikimin e bashkëpunimit për fuqizimin e sistemit të drejtësisë. Kosova, së bashku me BE-në dhe shtetet aleate, ka arritur progres substancial në konsolidimin e sundimit të ligjit”, ka shkruar Haradinaj.

Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar