Këshilli Shtetëror i Cilësisë ua ka hequr akreditimit Universitetit publik të Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës si dhe 4 kolegjeve private. Ky vendim i KSHC ka ngjallur reagime të shumta dhe përçarje mes krerëve të vendit dhe njohësve të arsimit, shkruan arbresh.info.
Deputetja e kuvendit të Kosovës që është edhe pjesë e Komisionit për Arsim, Arbrerie Nagavci mendon se vendimi i KSHC është i drejtë sepse është i bazuar në rekomandimet e ekspertëve që kanë nxjerr gjatë vëzhgimit në teren.
“Mendoj që vendimi i KSHC-së është në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive që ata i kanë. Ata janë të obliguar që në afatin e caktuar kohorë të bëjnë akreditimin e programeve dhe akreditimin institucional të institucioneve të edukimit të lartë dhe ky vendim ka ardh pas rekomandimit të eksperteve dhe ligji e përcakton se në marrjen e vendimeve KSHC bazohet në rekomandimet e ekspertëve të cilët kanë kryer vazhdimet në teren”, tha ajo për portalin Arbresh.info.
Ndërhyrjen e kryeministrit dhe ministrit të arsimit, Nagavci e sheh si të papranueshme sepse ndërhyrjet e vazhdueshme thotë ajo kanë ulur cilësinë në arsim.
“Tani është e papranueshme ndërhyrja e kryeministrit, zëvendëskryeministri dhe ministrit të Arsimit në vendimin e KSHC-së. Është obligim i qeverisë që të ndihmojnë në përmirësimin cilësisë në arsim. Ndërhyrjet e vazhdueshëm e kanë ulur cilësinë në arsim”.
Vendimi i KSHC ishte nje nga vendimet me te arsyeshme keto vitet e fundit, thotë njohësi i arsimit, Armend Muja.
Muja tregon se vendimi i KSHC është një reflektim për të eliminuar sfidat në menaxhim dhe ofertë arsimore.
“Universiteti i Pejës ka rreth 10,000 studentë dhe mjerisht 40% e tyre studiojnë juridik, 50% ekonomik, ndërsa pjesa tjetër e programeve 10%. A nuk është turizmi, bujqësia, agrobiznesi, edukimi primar dhe sekondar dhe shëndetësia primare dhe sekondare sfida kryesore. Ngjashëm me Universitetin e Pejës, edhe Universiteti i Prizrenit është orientuar ne studim te juridikut, gjuhës dhe biznesit. Mjerisht, duke neglizhuar identitetin dhe ekonominë rajonale te rrethit te Prizrenit – arkitektura, kultura, industria ushqimore, industria e përpunimit etj. Ky vendim ishte një moment i vonshëm i reflektimit. Te gjitha këto Universitete nuk kane staf akademik as për t’u quajtur Kolegje. Andaj, është moment i fundit qe akteret institucional te shkarkojnë bordet e këtyre institucioneve, kufizojnë studentet në fusha me interes për ekonomitë rajonale , trefishojnë financimin dhe numrin e stafit akademik”, tha ai./Arbresh.info/
Roma dhe Milan ndajnë pikët në derbin e javës
IHMK: Reshje intenzive ditën e hënë, shmangni udhëtimet e pa...
Spalletti: Juventusit i duhet një sulmues i ri, Yildiz është...
19-vjeçarja nga Kosova mahnit në skenën e “The Voice of Finl...
Zelensky thotë se dokumenti i garancive të sigurisë nga SHBA...
Franca do të përshpejtojë ndalimin e rrjeteve sociale për fë...