Artisti i skenës sonë, Ledri Vula kohëve të fundit nuk është se po bën ndonjë lajm sa i përket jetës private, por ai duket se e ka “në cevë” të bëhet baba. Të paktën kështu deklarohet në intervistë.
Stafi i emisionit “Sonte” ishte i ftuar në qytetin e Gjakovës, në MTLK Club ku atje performoi Ledri.
E intervista që u realizua bashkë me artistin dhe Dj e tij GramoF nxori shumë lajme.
Ai përveç që zbuloi bashkëpunimin e radhës me Ermal Fejzullahun i cili do të vijë shumë shpejt, Ledri dha edhe një deklaratë të papritur.
Përderisa GramoF foli rreth të qenurit baba, reagoi Ledri duke thënë se “tu e pa kto sa i lumtur bëhet me djalë ma ka shti n’qef edhe mu’’.
E pyetjes se kur do të bëhet Ledri baba reagoi GramoF: ‘’tu e dhez unë, n’cevë osht’’.
Kjo bëri që të dyshojmë se artisti shumë i dashur i publikut do të bëhet shumë shpejt baba. /GazetaExpress/
Për ta kuptuar më mirë, shikojeni intervistën e plotë:
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës