Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim delegacionin britanik, Andrew Page, Shef i Departamentit për Ballkanin Perendimor si dhe Susan Laffey, Zyrtare e Lartë e Sektorit të analizës, në Foreign Office, të shoqëruar nga ambasadori Ruairi O’Connell.
Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj e informoi delegacionin britanik, për progresin e Kosovës, prioritetet e Qeverisë, agjendën integruese të Kosovës dhe përkushtimin e Qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për zhvillimin ekonomik dhe çështjet jetike për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Kosova është e përkushtuar që të intensifikojë bashkëpunimin bilateral me Britaninë e Madhe, në fushën politike dhe atë ekonomike”, tha kryeministri i Republikës së Kosovës.
Kryeministri Haradinaj ka falënderuar Britaninë e Madhe për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës në shumë fusha në të gjitha etapat e shtetndërtimit të saj, duke kërkuar mbështetjen e mëtejme për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Nga ana e tyre, delegacioni britanik vlerësoi progresin e Kosovës, duke shprehur zotimin se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë angazhimin e saj në Kosovë, duke e mbështetur vendin në procese të rëndësishme dhe në rrugën europiane./Arbresh.info/

Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...
Kurti paralajmëron investim në Trepçë, thotë se do të vijë n...
Xhaka për Alonson: Kur ai hynte në dhomat e zhveshjes dhe fi...
Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: BE po e mbështe...
Qytetarja nga Ferizaj gjen 470 euro dhe i dorëzon në polici