United siguron fitoren e parë në Ligën e Kampionëve

23:52 | 30 Shtator 2015
M. A.

Manchester United ka mposhtur Wolfsburgun me rezultat 2 me 1, për të siguruar fitoren e parë në Ligën e Kampionëve sivjet.

Klubi anglez nuk e nisi mirë kampanjën në “Champions” duke u mposhtur nga PSV-ja në takimin e parë, por në këtë takim gjetën fitoren për të kaluar në pozitën e dytë.

“Djajtë e kuq” u befasuan në minutën e katërt kur Caliguri realizoi pas aksionit të bukur të krijuar nga skuadra gjermane.

United u rikthye në lojë në minutën e 34-të kur realizoi Juan Mata nga penaltia.

Spanjolli ishte heroi i Unitedit kur në minutën e 53-të me një asistim të bukur gjeti Chris Smalling, i cili me një prekje të lehtë realizoi për 2 me 1 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Shpërndaje në rrjete sociale