Banorët e fshatrave të bashkësie lokale te fshatit Zahaq të komunës së Pejës organizojnë protestë pasi në segmentin Zahaq – Pejë, gjegjësisht në këtë fshat janë vënë nga Ministria e Infrastrukturës ndarëset e traseve duke vështirësuar jetën e banorëve.
Banorët e këtyre fshatrave konsiderojnë së vënia e këtyre barrierave u pamundëson qytetarëve të kësaj ane që të kryejnë shërbimet në Qendrën e Mjekësisë Familjare të bashkësisë lokale, në zyrën komunale, qasjen në shtëpinë e kulturës, qasjen për dërgimin e fëmijëve në shkollë, bizneseve të kryejnë veprimtarinë e tyre tregtare, qasjen në sallën e sporteve që është në ndërtim e sipër dhe qytetarëve u duhet që të bëjnë minimumi edhe 5-7 km më shumë që të shkojnë në shtëpitë e tyre.
Protesta do të filloj sot nga ora 09:00 dhe do të përfundoj në orën 11:00./Arbresh.info/
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...