Pas publikimit të lajmit se Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) ka vendosur që t’u tërhiqet akreditimi institucional për vitin akademik 2019/2020, Universitetit Publik të Mitrovicës, Universitetit të Pejës dhe Universiteti të Prizrenit, ka reaguar Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren.
Përmes një komunikate për media , Universiteti “Ukshin Hoti” thotë se po i përcjell me shqetësim lajmet që po qarkullojnë në media për mos akreditimin institucional për një vit.
“Jemi në pritje të njoftimit zyrtar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim për përmbajtjen e vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Pas marrjes së njoftimit zyrtar do të dalim me një qëndrim përkitazi me situatën e krijuar”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.
Më tej në njoftim thuhet se studentët e tanishëm të UPZ-së nuk duhet të shqetësohen.
“Një vendim i tillë është i papranueshëm. Universiteti do të veprojë në përputhje me dispozitat e akteve ligjore dhe nënligjore. Do të kërkojmë që të rishqyrtohet vendimi i Këshilli Shtetëror të Cilësisë sa i përket Universitetit ‘Ukshin Hoti’ pasi që konsiderojmë se i plotësojmë kushtet për akreditimi institucional, duke marr për bazë edhe rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Universitetit të Prizrenit.
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...
Alarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmant...
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...