Ai thotë se Ligji për Financimin e Pensioneve tregon se asnjë qytetarë nuk guxon të marrë dy pensione.
Sipas tij vetëm një kategori e caktuar merr pensione të dyfishta, derisa sqaron se është ajo e TMK-së dhe FSK-së. Ai ka thënë se po presin interpretim të ligjit për të trajtuar tutje këtë temë.
Reqica ka thënë se janë duke bërë hulumtim të rreptë sa i përket skemave pensionale.
“Kanë qenë 26 mijë familje që e kanë marrë asistencën sociale kur unë kam marrë mandatin, tashmë janë 25 mijë ku përmes hulumtimeve kemi hasur në familje që nuk kanë pasur nevojë për të, të tjera kanë qenë të cilat janë angazhuar në tregun e punës”, ka shtuar ai.
Ndërkaq për pushimin e lehonisë ai thotë se vitin e kaluar është hartuar koncept-dokumenti ku janë nxjerr dy ligje, siç është edhe Ligji i Punës.
Ai thotë se në kuadër të Ligjit të Punës, janë trajtuar edhe lehonat që nuk janë në marrëdhënie pune, të cilat do të marrin një pagë për gjashtë muaj.
Reqica ka folur edhe për çështjen e papunësisë deri sa thotë se për gjatë vitit 2018 janë trajtuar mbi 22 mijë punëkërkues të regjistruar.
“Vetëm brenda këtij viti kemi mbi 8 mijë punëkërkues të trajtuar”, thotë ai.
Ai tutje ka shtuar vetëm gjatë vitit të kaluar ka pasur 22 aksidente me fatalitet në vendin e punës. Ai thotë se nga janari janë 7 raste me fatalitet.
“Ne do të jemi pa kompromis ndaj të gjithë punëdhënësve dhe punëmarrësve. Inspektorati punës është në vazhdimësi në terren dhe po i mbikëqyrë. Rezultatet flasin se kemi rënie të dukshme të lëndimeve në vendin e punës”, ka shtuar ai në emisionin “Puls” të KTV-së
Ai thotë se kanë në procedurë të rekrutimit 20 inspektorë të rinj.
Ndërkaq për shpërndarjen e pensioneve bazë, ai ka thënë se në të ardhmen do të shikohet mundësia që pensionet të shpërndahen në forma tjera dhe jo të pritet para bankave.
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...
Alarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmant...
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...