Banorët e Zahaqit të Pejës do të protestojnë nesër për shkak të vendosjes së ndarësve të traseve në këtë fshat nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, gjë e cila po ua vështirëson dukshëm jetën atyre.
Vendosja e këtyre barrierave u pamundëson qytetarëve të kësaj ane të kryejnë shërbimet në Qendrën e Mjekësisë Familjare të bashkësisë lokale, në zyrën komunale, qasjen në shtëpinë e kulturës, dërgimin e fëmijëve në shkollë, bizneseve të kryejnë veprimtarinë e tyre tregtare, qasjen në sallën e sporteve që është në ndërtim e sipër dhe qytetarëve u duhet që të bëjnë minimum 5-7 km më shumë që të shkojnë në shtëpitë e tyre.
“Ky veprim i Ministrisë së Infrastrukturës ka paralizuar jetën e banorëve të zonës, pasi për të kaluar nga njëri fshat në tjetrin duhet të shkohet në fund apo fillim të segmentit dhe se rrethet gjenden vetëm në afërsi të bizneseve të ELKOS. Përveç tjerash, e njëjta ministri ka hequr edhe stacionin e pritjes së autobusëve nga qendra në Zahaq, duke e larguar atë për më shumë se 2 km”, thuhet në deklaratë.
Për më tepër banorët ankohen se këto nuk janë shkeljet e vetme që ka bërë Ministria e Infrastrukturës, pasi po e njëjta ministri ende nuk ka bërë shpronësimin e pronave dhe dëmeve anësore që ia kanë bërë banorëve gjatë ndërtimit të rrugës.
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...
Alarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmant...
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...