Ndonëse kaluan më shumë se 30 minuta debati më i ashpër deri tash në Komisionin për Legjislacion ishte në mes të Ministrit dhe deputetes Haxhiu.
Kryetarja e këtij komisionit Albulena Haxhiu më ashpërsi i ka thënë Ministrit Tahir se ai nuk është vetëm Ministër i Prokurorisë dhe Gjyqtarëve.
Këtë deklaratë ajo e ka bërë në bisedë e sipër rreth kërkesës së Administratës së Shërbimeve Korrektuese.
” jeni ministër i drejtësisë dhe jo vetëm i Gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në vazhdimësi flisni për pagat e Prokurorëve por asnjëherë s’flisni për Administratën. Kur do ta procedoni ligjin për Administratën”, tha ajo.
Por Ministri Tahiri i ka thënë Kryetares Haxhiu se shkresa e sindikatës së tyre dhe deklaratës së Haxhiut është e kundërt.
“Unë jam edhe Ministër i tyre. Këqyre shkresën zyrtare dhe unë e takoj sindikatën është e kundërta e asaj qka e flet ti”, tha Tahir.
Kujtojmë se Ministri Abelard Tahiri është duke raportuar para Komisionit për Legjislacion./arbresh.info/
Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...